Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka kritikuar ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Francës për reagimet e tyre, të cilët kanë thënë se shkuarja e një ekipi të specializuar të FSK-së në Ujman u politizua dhe u manipuluan pamjet.
Ai ka thënë se dy ambasadorët kanë rënë në provim sa i përket profesionalizmit të tyre, duke theksuar se nuk ka asnjë dëshmi që nga zyrtarët e shtetit janë manipuluar fotografitë.
“Ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës dje kanë rënë në provim sa i përket profesionalizmit të tyre. Nuk ka asnjë dëshmi që dikush nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës ka bërë ndërhyrje digjitale në fotografi, po ashtu në deklaratat zyrtare nuk ka asnjë mohim të rolit të KFOR-it. Fjalët e tyre kanë peshë prandaj akuza për dezinformim dhe manipulime të fotografive do të duhej të ishte verifikuar paraprakisht në hollësi. Ambasadorët mund të komentojnë vetëm deklarimet zyrtare të titullarëve të institucioneve, dhe jo të merren me interpretimet e pikë vështrimeve të qytetarëve të lirë, qofshin ata edhe eksponentë të një partie të caktuar politike. Lëshimi në interpretime të tilla është tregues i një mendësie prej kolonizatori dhe patroni të huaj që është i frustruar pse nuk binden skllevërit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka thënë se dy ambasadorët të cilit kanë qenë pro ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet duhet të shkojnë.
“Këta dy ambasadorë, të cilët në fillimet e shërbimit të tyre në Kosovë janë identifikuar me protagonizmin e tyre të flaktë në favor të ardhjes në pushtet të partisë VETËVENDOSJE, duhet të shkojnë. Ambasadorët Rohde dhe Guerot janë bërë pjesë e mendësisë së çarshisë politike në Kosovë, saqë edhe mendimin publik e artikulojnë në bazë të thashethemeve dhe intrigave që njerëzit i bëjnë duke pirë kafe. Vazhdimi i qëndrimit në detyrë nuk i bën nder as Gjermanisë dhe as Francës”, ka shkruar Kryeziu.
FSK ka shkuar të martën në Ujman me leje të KFOR-it, por Rohde e Guerot, kanë shprehur shqetësimin e tyre për siç kanë thënë ata përpjkje për politizim të kësaj ngjarje.
Në reagimet e tyre është theksuar se janë manipuluar fotografitë e postuar nga ministri në detyrë i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, i cili nuk ka shfaqur edhe pamje të KFOR-it që kanë qenë prezente në Ujman.
The post Kryeziu kritikon ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës: Kanë rënë në provim appeared first on Kosovapost.net.