Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës është dëmtuar shumë si pasojë e zhvillimeve të fundit politike.
Kryeziu po ashtu theksoi se Kosova ka shumë nota negative nga ndërkombëtarët, si pasojë e ngërçit politik.
“Kemi shumë nota negative nga ndërkombëtarët, sepse ne nuk po mundemi me i kriju institucionet”, u shpreh Kryeziu.
Ndërsa sa i përket vendimit të Kushtetueses sa i përket dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit, Kryeziu tha se nuk ia ka idenë se çfarë interpretimi do të marrë Gjykata.










