Kryetari Lladrovci parkohet në vend jo të duhur, Drenori i lë një letër në veturë (Video)

Ish kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit,nga radhët e NISMA, Xhavit Drenori ka lënë një letër në veturën e kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Në këtë letër Drenori ka shkruar:
“I nderuar kryetar, e kam parasysh që nuk keni pasur ombrellë dhe e keni parkuar veturën në vendparking që nuk lejohet. Por mos harroni që para qytetarëve po përçoni sinjal të keq. Me respekt, Xhaviti!”.

Më tej, ai ka bashkangjitur edhe videon, ku shihet duke lënë këtë letër.