Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës bën thirrje që të mos votohet më VV-ja

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për tri vite e gjysmë të kësaj qeverie, atyre nuk iu është ofruar asgjë dhe se pensionistë janë lënë në gjendje të mjerueshme.

Për këtë ai ka thënë se qeveria aktuale është shembulli më i keq i kujdesit ndaj të moshuarve, duke bërë thirrje që VV-ja të mos votohet më.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi ka thënë se gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, përkundër premtimeve nuk është ndërmarrë asgjë për pensionistët.

“Pensionistët momentalisht janë në gjendje të mjerueshme”, ka thënë Gashi.

Ai foli edhe për mjetet e ndara për pensionistët, ku sipas tij, ato janë si lloj dhurate e “babadimrit”, që nuk paraqesin asgjë.

Gashi theksoi se pensioni prej 100 euro është i papërballueshëm për jetesën në Kosovë.

Gashi ka thënë se duke marr parasysh mos kujdesin e qeverise ndaj tyre, populli nuk duhet që ta votoj këtë qeveri.

Sipas tij, kjo Qeveri është shembulli më i keq sa i përket kujdesit ndaj të moshuarve.

Pensioni ideal, sipas Gashit do të ishte 400-500 euto për ata me shkollë të mesme, përkatësisht 500-600 euro për ata me fakultet./EO