Dimal Basha shkoi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dje jo vetëm si delegat e deputet i partisë, por edhe si kryetar i Kuvendit.
Në adresim, atë e përmendi kryeministri në detyrë, kryetari i partisë Albin Kurti dhe kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci. Njëjtë nuk veproi nënkryetari Glauk Konjufca, ish-kryetar i Kuvendit.
“I nderuar kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministër Albin Kurti, të nderuar nënkryetarë të Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Glauk Konuufca, zonja Mrika Limani Myrtaj, i nderuar kryetar i Kuvendit, zoti Dimal Basha, i nderuar sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, koordinatore e komiteteve profesionale, zonja Dejona Mihali, të nderuar bashkëkryetarë të partisë Guxo, zonja Donika Gërvalla dhe Faton Peci, e nderuar kryetare e partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila, të nderuara ministre, ministra, deputetë, kryetarë të qendrave tona, kryetarë të komunave, të nderuar delegatë të Këshillit të Përgjithshëm, të dashura aktiviste e aktivistë”, tha Nagavci në fillim të mbledhjes, duke treguar pikat e rendit të ditës dhe se do ta propozonin Kurtin për kryeministër të vendit.
Pasi ia dha fjalën Konjufcës për ta hedhur propozimin për votim, ky e “harroi” Bashën, i cili e pason atë në karrigen e kryetarit të Kuvendit.
“I nderuari kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të nderuar delegatë të këtij këshilli, nënkryetarë të Lëvizjes Vetëvendosje, e nderurara keyesuese, sekretar Rama, të nderuar zëvendëskryeministra, ministra të Qeverisë, të nderuar kryetarë të subjekteve politike të cilat jeni në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, Donika Gërvalla Schwarz, Faton Peci, Mimoza Kusari Lila….”, tha Konjufca.
Kurti, që i mori të gjitha votat e të pranishmëve për t’u propozuar për kryeministër të vendit, e përmendi Bashën në fillim të fjalës, pasi e përmendi Konjufcën dhe zyrtarët e tjerë të lartë të partisë.
“Të nderuar delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryesuese Arbërie Nagavci, sekretar organizativ, Alim Rama, i nderuar nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nënkryetare e dytë, Mrika Limani Myrtaj, i nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës, Dimal Basha, nënkryetare e Kuvendit të Republikës, Albulena Haxhiu, e nderuara koordinatore e komiteteve profesionale, Dejona Mihali, të nderuar partnerë të koalicionit tonë, bashkëkryetarë të partisë Guxo, Donika Gërvalla Schwarz e Faton Peci, kryetare e partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila, të nderuar anëtarë të Kryesisë së Vetëvendosjes, kryetarë të qendrave, deputetë të Kuvendit, kandidatë për kryetarë të komunave në zgjedhjet që na presin së shpejti, të dashur aktivistë e mbështetës të Lëvizjes, të dashur qytarë që po na ndiqni pëmee rrjeteve sociale, të nderuar të pranishëm”, tha ai.