Kryetari i Parlamentit të Zelandës së Re është fotografuar duke përkundur foshnjen e një deputeti homoseksual ndërsa po drejtonte një seancë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Trevor Mallard publikoi fotografinë e vetes në Twitter duke ushqyer djalin e Tamati Coffey.
Vogëlushi erdhi në jetë në korrik përmes një nëne surrogate dhe është djali biologjik i partnerit të Coffey, Tim Smith.
Në një postim në lidhje me lindjen e foshnjës, deputeti Coffey tha se ai dhe partneri i tij ishin “të mahnitur me mrekullinë e jetës” dhe nëna surrogate, një mikeshë e Tim Smith po ia dilte mjaft mirë.Në një intervistë për Newshub, deputeti tha se ndjente mbështetjen e kolegëve sa herë merrte djalin në parlament.