Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati do të marrë pjesë në Asamblenë e Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës

Kryetari i OVL të UÇK-së,  Hysni Gucati do të marrë pjesë në Asamblenë e 29 të Përgjithshme të Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës, e cila do të mbahet në Paris prej datës 16-18 shkurt 2019.

Fokusi.info ka kontaktuar z.Gucati lidhur me këtë dhe ai na tregoi agjendën si dhe na konfirmoi se sot e ka marrë vizën dhe do të udhëtojë javën e ardhshme për në Paris, për pjesëmarrje në Asamblenë e Përgjithshme.

Kjo është agjenda e Asamblesë:

Federata Botërore e Veteranëve, e themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, përbëhet nga shumica e shteteve të botës, ndërsa Kosova u pranua si anëtare e barabartë që nga Asambleja e 26-të, që u mbajt në vitin 2009 në Kopenhagë.