Kryetari i LDK-së në kredi deri në fyt – por pasuria e paluajtshme arrin 700 mijë euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar si pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë e banesë me vlerë 700 mijë euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Abdixhiku ka deklaruar se si pasuri të luajtshme ka një veturë ( Mercedes-Benz) në emër të bashkëshortes, e blerë me kredi në vlerë 25 mijë euro.

 

Abdixhiku ka 370 euro para të gatshme në NLB Bank si dhe 10 mijë e 267 euro në Raiffeisen Bank.

I pari i LDK-së ka deklaruar se ka 13,468 euro kredi në NLB Bank, të cilat thotë se i kishte marrë për renovim të shtëpisë. Kredia ishte marrë nga bashkëshortja e tij, derisa 2 mijë euro i ka borxh Raiffeisen Bank.

Abdixhiku po ashtu ka deklaruar se është në një kredi tjetër me vlerë 101 mijë e 714 euro në bankën Raiffeisen për blerjen e një banese në Marigona Hill në 2023.