Kryetari i Kuvendit në 20 vjetorin e përkujtimit në Reçak

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e 20 vjetorit përkujton masakrën e Reçakut.
“Reçaku është monumenti që dëshmon për çmimin e lirisë që u desh ta paguajmë si popull. Sot jemi të lirë, falë sakrificave mbinjerëzore të popullit tonë. 20 vjet pas, ka diçka që mungon. Diçka që na i mban të hapura plagët e së kaluarës sonë të afërt.
Mungon drejtësia për Reçakun. Ne nuk harrojmë. Do të ketë drejtësi, sepse paqja e qëndrueshme ndërtohet vetëm mbi themelet e drejtësisë./Fokusi.info