Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka njoftuar sot për një mbështetje të rëndësishme politike të marrë në qytetin e Gjakovës.


Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e sotme, Lekaj është takuar me Kryetarin e Këshillit Drejtues të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), z. Pren Gjini. Sipas Lekajt, ky takim ka konfirmuar mbështetjen e pakushtë ndaj AAK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Kam nderin dhe respektin që jam me ju sot. Do t’ju përkrahi në zgjedhje, sepse e meritoni një përkrahje të jashtëzakonshme”, tha ai, ndër të tjera.











