Kryetari i rizgjedhur i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka postuar një fotografi të veçantë në profilin e tij në Facebook. Me veshje sportive e me duar në xhepa, a i ka bërë një njoftim për ndjekësit e tij.
Xheladini ka njoftuar se për një javë të tërë, nuk do të jetë në Kosovë.
Kryetari i Dragashit ka njoftuar se do të shkojë për vizitë tek djali i tij në Zvicër.
“Të nderuar miq, shokë, bashkëpunëtorë dhe dashamirë të mi, ju njoftoj se nga sot e deri sot një javë do të jem jashtë shtetit, tek djali im në Zvicër. Ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar ai.











