Kryetari i BSPK-së: Punëtorët e Kosovës janë të lodhur shpirtërisht, nuk kanë dinjitet në punë

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli për FrontOnline,  tha se gjendja e punëtorëve në vend është jashtëzakonisht e vështirë, pasi nuk ka pasur rritje pagash, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten.

‘’ Gjendja e punëtorëve në Kosovë është jashtëzakonisht  keqe , nuk kemi ngritje të pagave, nuk kemi dinjitet  në punë, nuk kemi asgjë që e kanë punëtorët në Kosovës’’, tha Hykolli .

 

Punëtorët, sipas Hykollit, janë të lodhur jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht, Hykolli thotë se  protesta e nesërme është e qëlluar dhe sipas tij të gjitha do të duhej të ishin të pranishëm për të protestuar për këtë gjendje ekonomike

‘’ Punëtorët krahas lodhjes fizike në Kosovë kanë lodhje shpirtërore, protesta   e 1 Majit është zhvillim shumë i mirë të gjithë duhet të bashkohemi për të protestuar e jo vetëm sindikatat sepse çmimet po rriten por jo edhe rrogat’’, përfundoi Hykolli.