Kryeson Dimarco, ja 10 lojtarët më të mirë italian deri tani në Serie A. Në listë edhe 3 portierë

Federico Dimarco është lojtari më i mirë italian në Serie A deri më tani, sipas vlerësimeve mesatare të lojtarëve nga gazetat sportive italiane (nëpërmjet Fantacalcio).

Në listën me 10 lojtarët italianë më të vlerësuar bie në sy prania e tri portierëve: Wladimiro Falcone të Lecces (i 2-ti), Elia Caprile të Cagliarit (i 3-ti) dhe Ivan Provedel të Lazios (i 10-ti).

Sigurisht që në këtë listë nuk mund të mungojë zbulimi i këtij sezoni, Marco Palestra, mbrojtësi i djathtë i Atalantës, i huazuar te Cagliari.

 

  1. Dimarco 6,5
  2. Falcone 6,47
  3. Caprile 6,44
  4. Palestra 6,37
  5. Berardi 6,36
  6. Bonazzoli 6,35
  7. Orsolini 6,33
  8. Spinazzola 6,3
  9. Barella 6,3
  10. Provedel 6,28

The post Kryeson Dimarco, ja 10 lojtarët më të mirë italian deri tani në Serie A. Në listë edhe 3 portierë appeared first on Telesport.