Mendimi për motin – 20.03.2025
Të premtën mbetet mot i kthjellët dhe me diell, megjithëse nga perëndimi deri në mbrëmje afrohen vransira të larta kalimtare. Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 2-7m/s. Orëve të mëngjesit sërish paraqiten ngrica me temperatura minimale që zbresin në -4C e -2C. Temperaturat maksimale rikthehen në vlera pranverore deri në 16C e 18C.
Më shumë vransira fillojnë të shtrihen mbi vend ditën e shtunë, e nga dita e diel parashihen kushte për të reshura shiu, që vazhdojnë kohëpaskohe ditëve të para të javës vijuese. Temperaturat në rritje e luhaten ndërmjet 16C e 18C, apo 20C lokalisht. Minimalet gjithashtu në rritje deri në 7C e 8C. Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi e jugu 4-11m/s.