Kryesia e Kuvendit, ndonëse ende jo e kompletuar, pritet të mbajë një mbledhje sot, me fillim nga ora 13:00.
Mbledhja është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Kjo mbledhje vjen pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit, përfaqësues nga komuniteti serb – hap për përmbylljen e procesit të konstituimit të plotë të institucionit.
Megjithatë, dy partitë opozitare kryesore LDK dhe PDK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar mbledhjen si të paligjshme, duke thënë se ajo nuk ka legjitimitet kushtetues.
Ndërsa, PDK ka deklaruar se mbledhja nuk ka kuptim dhe se nuk do të marrë pjesë në të, për shkak se Kuvendi ende nuk është konstituuar zyrtarisht.
The post Kryesia mblidhet sot – PDK e LDK refuzojnë pjesëmarrjen appeared first on Kosovapost.net.