Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Rendi i ditës i kësaj mbledhje, e cila do të filloja nga ora 14:00, përmban tri pika.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të diskutohet rreth konsultimit për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit dhe miratimin e buxheteve komunale për vitin 2025 për disa komuna.

“Rendi i ditës: 1. Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit, 2. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, 3. Të ndryshme”, thuhet në rendin e ditës.