Shkruan: Ismail Tasholli
Më falni për titull, por po rren keq, përtej bilahi! Mundeni me e zbutë dhimten pak, tu thanë që edhe ata para tij kanë rrejtë, nëse barazimi ju bjen ngushëllim.
Kurti po ju thotë të vetve, VV’s për Limajn: na i kena sha, ju keni besu, por tash kena me qeverisë bashkë e ju s’keni çka na boni.
Vetëvendosje e ka ndërtu identitetin e vet si parti moraliste e anti-sistem, tu i qujt rivalët hajna, të korruptum e tu i stigmatizu si pjesë t’regjimit të vjetër.
Fatmir Limaj ka qenë simbol i atij ‘regjimi të vjetër’, i përfolun për aferat e Ministrisë së Transportit. Tash, të njëjtin njeri që niherë e akuzonte publikisht, Kurti e trajton si partner legjitim për pushtet. Ky është kapërcim prej moralizimit në porno-pragmatizëm.
Kur Vetëvendosje hini në pushtet, legjitimiteti i saj ka qenë: na nuk bajmë pazare me ata që i kena akuzu për korrupsion. Tash, me lutjen për bashkqeverisje me Limajn, VV po e çon mesazhin që moralizmi vlen veç deri sa të na duhen votat.
Ky relativizim i parimeve e afron me partitë që dikur i quante mafi politike e ia rrënon narrativën e ‘ndryshimit’. Ka edhe ni problem tjetër normalizimi i armikut politik.
Në retorikën e VV-së, Limaj e klika e tij paraqiteshin si pjesë e ni karteli të pasunimit personal me tendera publikë.
Tash, tu e shti në koalicion, Vetëvendosje ose pranon që akuzat e veta kanë qenë të ekzagjerume, çka ia dëmton kredibilitetin si opozitë morale, ose bashkëpunon me dikon që ende e konsideron të korruptum, çka e bon hipokrite e oportuniste.
Arsyetimi i zakonshëm i hipokritit politik rrin mbi ‘gjykime fleksibile’. VV ka gjasa m’e justifiku që stabiliteti shtetnor kërkon kompromis, për me ba reforma duhet shumicë parlamentare…
Por ky është fix arsyetimi që dikur e përqeshte kur e ka ba PDK a LDK.
Dami afatgjatë është morali politik i rrënum. VV nuk mundet ma me u shitë si ‘parti e pastër’ pa u tallë shumë me ta.
Nëse ka metë njeri normal knejpari, shumë votues që e kanë zgjedh si alternativë të pastër do ta ndjejnë si tradhti. Poashtu ka ndodh normalizimi i korrupsionit.
Nëse edhe VV bashkëpunon me ‘të vjetrin’, atëherë s’ka ma alternativë reale politike, po thotë simbolikisht.