Kryeqyteti serb si zonë lufte – shikoni përplasjen e ashpër midis protestuesve dhe policisë në Serbi

Kanë vazhduar protestat edhe gjatë mbrëmjes së kaluar në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Para Fakultetit të Drejtësisë në Beograd mbrëmë ndodhi një përleshje mes protestuesve dhe policisë, dhe e gjithë situata dukej si një zonë lufte, raporton nova.rs.

Siç mund të shihet në video të publikuar në rrjetet sociale, në kryqëzimin para Fakultetit të Drejtësisë protestuesit hidhnin fishekzjarre, ndërsa dëgjoheshin edhe goditje topash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mašina (@masina.rs)

 

Brigadat e policisë po afroheshin nga rruga e Beogradit dhe përgjatë Bulevardit Mbret Aleksandër me qëllim që t’i shpërndanin ata.

Siç mund të vërehet, protestuesit janë kryesisht djem të rinj me fytyra të mbuluara.

Afërsisht të gjitha rrugët përreth janë bllokuar dhe në praktikë nuk mund të kalosh përmes Vraçarit.

Në rrugë qëndrojnë kontejnerë të rrëzuar, dhe qytetarët në një moment lëvizën kontejnerët që ambulanca të mund të kalojë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luka Pesic (@lukapesic5)

The post Kryeqyteti serb si zonë lufte – shikoni përplasjen e ashpër midis protestuesve dhe policisë në Serbi appeared first on Kosovapost.net.