Kryeqyteti paralajmëron për kushte të rënda atmosferike – qytetarët këshillohen për kujdes të shtuar

Drejtoria për Siguri dhe Emergjencë në Kryeqytet ka paralajmëruar qytetarët për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim, duke përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona.

Sipas njoftimit të bërë publik nga zyrtari Lulzim Fushtica, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura, për shkak të rrezikut që mund të paraqesin kushtet e motit.

“Ju lutemi të evitoni qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj,” thuhet në apelin e lëshuar për publikun.

Në rast të ndonjë emergjence apo situate të rrezikshme, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në këta numra kujdestarë:

📞 0800 122 33
📞 0800 122 44

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim për të garantuar sigurinë publike gjatë kësaj periudhe të motit të paqëndrueshëm.

The post Kryeqyteti paralajmëron për kushte të rënda atmosferike – qytetarët këshillohen për kujdes të shtuar appeared first on Kosovapost.net.