Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar sot një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, tha për Telegrafin se tre persona janë intervistuar, të cilat dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Është hetim i rregullt, dhe janë intervistuar tre persona të dyshuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nuk ka pasur bastisje, jane intervistuar dhe janë marrë disa prova materiale”, tha ai.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani.
Gjithashtu, nga Policia kanë deklaruar se pas përfundimit të hetimeve do të bëhen publike detajet.
The post Kryeprokurori jep detaje nga intervistimi i zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës appeared first on Kosovapost.net.