Kryeprokurori Gashi: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën në Malishevë

Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën në Komunën e Malishevës, ka njoftuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, pas aksionit të sotëm në atë komunë.

Gashi ka njoftuar se në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, ku 9 mijë e 57 vota janë të shtuara, ndërsa 7 mijë e 996 janë të hequra.

Ai tha se dallimi total në vota pas rinumërimit në Komunën e Malishevës është 17053 vota, derisa njoftoi se të ndaluarit dyshohen për veprën penale të falsifikimit të rezultatit të votimit.

Po ashtu, kryeprokurori bëri të ditur se 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar, ndërsa janë ndaluar për 48 orë gjithsej 15 kryesues, teksa për të dyshuarit e tjerë do të vendosin për masën e sigurisë.