Kryeministrja e re e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka deklaruar se Ukraina synon të nënshkruajë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara tw Amerikws në prodhimin e droneve ukrainase.
Sipas kryeministres, lufta me dronë ka përcaktuar luftën me Rusinë me sisteme pa pilot të vendosura në ajër, tokë dhe det.
Ukraina dhe Rusia mbeten në garë mes tyre duke avancuar vazhdimisht teknologjitë e tyre të dronëve dhe duke testuar sisteme sulmuese dhe mbrojtëse.
“Ne planifikojmë të nënshkruajmë një marrëveshje mbi dronët ‘me Shtetet e Bashkuara. Ne po diskutojmë investime në zgjerimin e prodhimit të dronëve ukrainas nga SHBA, ” thotë Svyrydenko.
Zyrtari ka sqaruar se marrëveshja përfshin blerjen e një grupi të madh të automjeteve ajrore pa pilot të Ukrainës.
Svyrydenko shtoi se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidenti amerikan Donald Trump morën vendimin politik për një marrëveshje më herët dhe zyrtarët po diskutojnë detajet e tij.
Sipas marrëveshjes së propozuar, Kievi do të shesë sistemet e tij të dronëve në Uashington. Nga ana tjetër, SHBA do t’i shesë Ukrainës një grup të konsiderueshëm të armëve amerikane.
Nga ana e tij, Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme të ndajë njohuritë e saj të fituara nga mbi tre vjet luftime kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë./rtsh
The post Kryeministrja e re ukrainase: Kievi dhe Uashingtoni marrëveshje për dronët appeared first on Kosovapost.net.