Kryeministri mbledh AAK’në: Diskuton rreth zhvillimeve të fundit dhe pozicionet e Qeverisë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbledhur në një takim nënkryetarët dhe sekretarët e AAK’së.
Përmes një postimi në fb, Haradinaj tha se ishte një takim konsultativ për zhvillimet aktuale me pozicionet e Qeverisë.
“Lidhur me pozicionet e Qeverisë së vendit, në raport me zhvillimet aktuale politike, me fokus dialogun me Serbinë dhe vendimet sovrane të Kosovës, mbajta një takim konsultativ me nënkryetarët dhe sekretarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”. RH