Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka përkrahur sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj kundër regjimit të Asadit në Siri.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se “Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”.