Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm e ka takuar një nga eprorët e UÇK-së, Naim Malokun, të cilit në shenjë mirënjohje i ka ndarë Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjës shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë ishte në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.