Kryekuvendari i Shqipërisë të hënën në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, të hënën do ta vizitojë Kosovën.

Nga Kuvendi i Kosovës është njoftuar se kryekuvendarja Albulena Haxhiu do ta presë Peleshin me fillim nga ora 10:00.

Vizita e Peleshit vjen një javë pas asaj të Elisa Spiropalit. Spiropali vetëm një ditë pasi vizitoi Kosovën u largua nga posti i ministres së Jashtme të Shqipërisë. Ishte një nga shtatë ndryshimet që bëri kryeministri Edi Rama në ristrukturimin e Qeverisë. Në vend të saj ministër i Jashtëm u emërua Ferit Hoxha.