Kryefamiljari me inicialet H.K., e ka vrarë gruan, renë dhe më pas edhe veten.
Krimi brenda familjes ndodhi sot rreth orës 13 e 20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Policia e Kosovës, mjekët kujdestar dhe prokurori i shtetit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Hyrja e ndërtesës ku ndodhi krimi është e bllokuar nga Policia e Kosovës dhe brenda banesës së mbushur me të vdekur ndodhet edhe forenzika.
Banorët e ndërtesës kanë thënë se kryefamiljari kishte probleme mendore.