Kreu i diplomacisë kroate, Gordan Grlic Radman, në fjalën e tij në Këshillin e Evropës ka shprehur përkrahjen e Kroacisë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë tepër të rëndësishme.
Sipas Radman, pranimi i Kosovës do të përfaqësonte një mundësi strategjike dhe hap të rëndësishëm drejt forcimit të velrave evropiane për të gjithë kontinentin.
“Aderimi i Kosovës do të eliminonte një boshllëk të madh në mbulimin kontinental të Këshillit të Evropës, duke siguruar standarde të njëjta të të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryediplomati kroat.
Për këtë përkrahje të Radman, ka reaguar në faqen e saj në “X” deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila vazhdon ta ushtrojë edhe detyrën e ministres së Jashtme, duke e falënderuar Kroacinë për përkrhajen.
The post Kryediplomati kroat flet “pro” pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Gërvalla e falendëron appeared first on Kosovapost.net.