Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, deklaroi se “Unë nuk jam për negociata me Iranin në lidhje me përfundimin e konflikteve” dhe se Tel Avivi do të vazhdojë sulmet e tij, transmeton Kosova Post.
Sipas mediave izraelite, Saar i reagoi ambasadorëve evropian dhe disa vendeve të huaja në Izrael, nga qyteti Bat Yam.
Duke iu referuar sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, Saar tha se “shumica” e popullit izraelit i mbështet këto sulme”.
Saar vuri në dukje se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë. “Dua që ju të dini se unë personalisht nuk dua asnjë negociatë dhe operacioni do të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimet tona”, tha ai.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
The post Kryediplomati izraelit i reagon Evropës: Unë nuk jam për negociata me Iranin appeared first on Kosovapost.net.