Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se në asnjë shtet në rajon, mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa në Shqipëri.
Wadephul ka thënë se do ta mbështesin Shqipërinë në këtë rrugë.
“Shqipëria është e vendosur fort të ndjekë rrugën, jo gjithmonë të lehtë, drejt Bashkimit Evropian. Në asnjë vend tjetër të rajonit mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa këtu. E dashur @elisaspiropali, ne qëndrojmë fort në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesim në këtë rrugë.”, ka shkruar ai.
Wadephul ka qëndruar në Shqipëri në kuadër të vizitës që ka nisur në Ballkanin Perëndimor, teksa nesër do të vijë në Kosovë.











