Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përfaqësoi Kosovën në takimin e dytë ministror në formatin Ukrainë – Evropa Juglindore.
Ky takim, sipas MPJD-së u mbajt në kuadër të Forumit të Dubrovnikut e përmes komunikatës së përbashkët të miratuar në takim, ministrat, thotë kjo ministri, riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.
Po ashtu thonë se, u ritheksua përkushtimi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Tërheqja e plotë e forcave dhe pajisjeve ruse nga e gjithë territori i Ukrainës, ndalja e armiqësive dhe rikthimi i plotë i integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht mbeten thelbësore për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhet në komunikatë e kryediplomatëve të Evropës Juglindore, njofton MPJD-ja.
The post Kryediplomatët miratojnë deklaratën, riafirmohet mbështetja për Ukrainën appeared first on Kosovapost.net.