KRU “Prishtina” vazhdon me aksione për lidhjet ilegale të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në këtë rajon, transmeton KosovaPost.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të gjitha rastet e lidhjeve ilegale, si forma më e rëndë e vjedhjes së ujit do procedohen në gjykatë kompetente.

“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vjedhja e ujit është vepër penale dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet. Aksioni po vazhdon edhe në këto momente”, thuhet në njoftim.

Inspektimet sot u realizuan në Bardhosh, Bërnicë dhe Arbëri.

Pos këtyre, një rast tjetër ishte edhe në Hajvali.

The post KRU “Prishtina” vazhdon me aksione për lidhjet ilegale të ujit appeared first on Kosovapost.net.