Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se e kanë shkyçur një konsumator i cili e ka mbushur pishinën përmes një lidhjeje ilegale.
KRU “Prishtina” tha se inspektorët e saj identifikuan këtë dhe se me personin do të ndiqen “procedurat tjera përkatëse”.
“Nga Inspektoret është identifikuar mbushja e pishinës përmes një lidhjeje ilegale, jashtë ujëmatësit. Konsumatori është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedurat tjera përkatëse. TURP!”, thuhet në njoftim.