Kroos si “analist” i Barcelonës: Nuk e zëvendësuan Iñigo Martínez dhe tani iu mungon shumë

Toni Kroos analizoi “El Clásico” në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” dhe kritikoi vendimet e Barcelonës gjatë verës. Sipas ish-mesfushorit të Real Madridit, klubi katalanas bëri një gabim të madh duke lejuar largimin e Iñigo Martínez pa marrë një zëvendësues:

“E kam thënë gjithmonë sa i rëndësishëm ishte Iñigo Martínez. Nga të gjithë qendërmbrojtësit e Barçës, sezonin e kaluar, ai ishte më i miri në dalje nga porta. Nuk ishte më i shpejti, por rikuperonte shumë topa dhe kishte një ndërtim të shkëlqyer loje. Kundër Real Madridit u ndje mungesa e tij. Nuk e zëvendësuan dhe tani e ndiejnë mungesën e tij”.

Kroos foli edhe për mungesat e shumta të Barcelonës (Raphinha, Olmo, Lewandowski) dhe kritikoi zgjedhjen e Hansi Flick për qendërmbrojtësit: “Nuk e kuptoj pse luajti Eric. Araujo ka forcën fizike për ta ndjekur Vinicius dhe Mbappé. Ai do të kishte qenë ideal për atë ndeshje”.

The post Kroos si “analist” i Barcelonës: Nuk e zëvendësuan Iñigo Martínez dhe tani iu mungon shumë appeared first on Telesport.