Në podcastin e tij “Einfach mal Luppen”, Toni Kroos analizoi situatën e Real Madridit pas ardhjes së Xabi Alonsos në stol. Gjermani vlerësoi merkaton (“Huijsen është qendërmbrojtës shumë i kompletuar”) dhe të rinjtë nga akademia, por dha një paralajmërim të qartë: “Xabi Alonso vjen me një status ndryshe nga Lopetegui. Historia e tij si lojtar ndihmon, por nuk e mbron nëse nuk fiton trofe për tri vite radhazi”.
Sipas Kroos, gjithçka varet nga besimi i klubit: “Te Real Madridi askush nuk është i sigurt, as lojtarët, as trajnerët. Rezultati ka rëndësi, por edhe si luan ekipi dhe çfarë mendojnë lojtarët për trajnerin”.
Gjermani shtoi: “Nuk ka kuptim të flitet më për sezonin e kaluar, problemi ishte se nuk u mund asnjë ekip i madh”.
Rivaliteti për trofe do të jetë i ashpër: “Barça është ende e fortë, ndërsa në Champions-i mbetet favorit si City, Liverpool, Bayern, PSG, Arsenali…”
Me Xabi Alonso në stol pret futboll më të bukur, por kërkon kohë për gjykime përfundimtare. Kroos e mbylli mesazhin me optimizëm: “Intensiteti në stërvitje dhe konkurrenca në skuadër janë të shëndetshme, kjo do të shihet direkt në ndeshje”.
The post Kroos paralajmëron trajnerin Xabi Alonso: Historia si lojtar nuk mjafton pa trofe te Real Madridi appeared first on Telesport.