Kroos, kritik ndaj sjelljeve irrituese të Vinicius: Është aq i mirë sa nuk ka nevojë për këtë

Toni Kroos, ish-lojtar i Real Madrid (2014–2024), foli për sjelljet e Vinicius në fushë dhe kritikat ndaj tij: “Në disa momente, shpesh i thoja mjaft, sepse duket sikur e gjithë skuadra dëmtohet nga sjellja e tij”. Kroos shtoi: “Është e kuptueshme që ndonjëherë të irriton, qoftë një lojtar kundërshtar, gjyqtarin apo tifozët”.

Mesfushori shtoi se shpesh përpiqej ta qetësonte Vinicius për të mos humbur përqendrimin: “Vinicius, je aq i mirë sa nuk ke nevojë për këtë”. Ai komentoi edhe polemikën, pas zëvendësimit në “El Clasico”: “Kur luan një ndeshje të jashtëzakonshme, veçanërisht si kjo, nuk je i kënaqur me zëvendësimin… Megjithatë, për t’u treguar i drejtë, unë nuk do të isha larguar direkt në dhomat e zhveshjes”.

Kroos tha se emocionet e Vinicius mund t’i kuptojë vetëm vetëm lojtarët si ai: “Askush jashtë fushës, përveç atyre aty, nuk mund ta imagjinojë atë ndjesi përballë 80.000 spektatorëve me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës”.

The post Kroos, kritik ndaj sjelljeve irrituese të Vinicius: Është aq i mirë sa nuk ka nevojë për këtë appeared first on Telesport.