Toni Kroos analizoi humbjen 2-1 të Real Madridit ndaj Manchester City në Champions League, duke theksuar se, sipas tij, madrilenët ishin skuadra më e mirë në fushë: “U pa që Real Madridi ishte dukshëm më intensiv. Kjo ndeshje ishte më e rëndësishme për të”. Ish-mesfushori vuri në dukje edhe mungesën e ndryshimeve taktike tek anglezët: “Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se City e përgatiti ndeshjen si zakonisht, por ishte shumë statik dhe i pafuqishëm”.
Kroos nënvizoi se ekipi i Guardiolës krijoi shumë pak: “Nuk arriti kurrë të gjeneronte situata rreziku, sidomos në pjesën e parë. Mendoj se Real Madridi luajti një ndeshje me të vërtetë solide dhe mbrojti zonat e rrezikshme në mënyrë shumë kompakte dhe efikase”. Sipas tij, rezultati nuk pasqyroi realitetin e lojës: “Manchester City nuk e meritonte fitoren. Real Madridi ishte, në fakt, skuadra më e rrezikshme”.
Megjithatë, gjermani theksoi edhe një dobësi të skuadrës së Xabi Alonsos, e cila u bë e dukshme pas golit të dytë të pësuar: “Pasi City shënoi të dytin, Real Madridi kaloi në bllok shumë të ulët. Dhe kjo nxori në pah një problem të qartë: janë jashtëzakonisht të fortë në tranzicion, por jo aq të mirë për të thyer blloqet e ulëta”.
The post Kroos: Ishte statik dhe i pafuqishëm, Manchester City nuk e meritoi fitoren në “Bernabeu” appeared first on Telesport.











