Barcelona ende po feston suksesin e Superkupës së Spanjës, ku mundi Real Madridin 3-2 në Arabinë Saudite. Katalanasit synojnë një sezon pozitiv dhe me vetëbesim të lartë. Ata kanë shumë mundësi për tituj në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Champions League. Kjo e fundit është më e dëshiruara, pasi Barcelona nuk e ka fituar prej 11 vitesh.
Megjithatë, jo të gjithë besojnë te sukseset e tyre. Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, në podcastin “Einfach mal Luppen”, tha: “Barça duket e lumtur me Superkupën, por tani vjen Champions League me kundërshtarë të nivelit të lartë. Nuk do të fitojë asnjë titull kontinental, të paktën kështu mendoj unë”.
Barcelona do të synojë fitimin e Champions-it, por më parë duhet të përfundojë brenda tetëshes në grup. Me lojtarë si Pedri, Lamine Yamal dhe Raphinha në formë, katalanasit kanë avantazh. Çelësi është mbrojtja, rikthimi i Pau Cubarsi dhe Ronald Araujo në nivelin më të mirë do t’iu japë blaugranave mundësi reale për sukses.
The post Kroos bën “orakullin” për Barcelonën: Nuk ka shanse ta fitojë Champions-in këtë sezon appeared first on Telesport.










