Në një intervistë që shkon përtej futbollit, Toni Kroos ka dhënë një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si ai e sheh Gjermaninë pas 10 vitesh. I pyetur nga gazetari, kampioni gjerman u shpreh: “Shpresoj që çështja e refugjatëve të jetë së shpejti pas nesh. Që të kemi arritur të integrojmë shumë njerëz, të cilët më pas do të punojnë këtu dhe do të flasin gjuhën tonë, qoftë edhe pak”.
Ish-mesfushori theksoi se kjo është një temë që prek thellë shoqërinë gjermane: “Mendoj se shumë njerëz, ashtu si unë, janë të ndjeshëm ndaj kësaj teme. Kushdo që ka ndjenja dhe mendon normalisht, duhet ta ndiejë nevojën për t’i ndihmuar njerëzit, që nuk e lanë vendin e tyre me dëshirë, por kërkojnë mbrojtje nga ne”.
Fjalë me peshë, që tregojnë se Kroos është kampion jo vetëm në fushë, por edhe në mendësi.
The post Kroos bën “avokatin” e refugjatëve: Më shumë ndjeshmëri, më shumë humanizëm appeared first on Telesport.













