Në çdo vend “normal”, demokratiko-evropian, opozita është një katalizator që e mbanë gjallë, e rregullon, ndihmon dhe i mbështetë vendimet kyçe për shtetin dhe në dobi të qytetarëve. Në Kosovë ndodh e kundërta! Pozita, dhunon qytetarët duke i ndarë në “vegla” dhe në “armiq”. Ndërsa, opozita prioritet primar ka, sistemimin e një grushti individësh (budallë) si idhujtarë besnik të tyre.
Historikisht, shtetet kanë funksionuar në bazë të ideve progresive intelektuale, anipse shpeshher intelektualët s’u kuptuan edhe u persekutuan. Megjithatë, edhe sot (shembull) Kancelari/ja gjerman, asnjë vendim me rëndësi jetike nuk e merr, pa u konsultuar me Akademinë e Shkencave. Te ne, në Kosovë, ASHAK-u është një tepricë. Nuk merret askush me ta dhe e dini pse? Sepse Akademia e Shkencave të Kosovës, deri para tre vitesh i kishte gjithsejt 15 anëtarë ku, 13 prej tyre ishin me libreza të LDK-s!
Ka anëtar të LDK-s në Kosovë, i cili mori titullin “Akademik” me vetëm një libër kot, me titullin: “E folura e gollakut”! Është pastaj një tjetër që u bë Akademik, me vetëm “1 vjerrshë” edhe atë, vjerrsha i ka vargjet e vjedhura nga E. Qabej. Prandaj, në këto premisa fundamentale, padyshim që askush nuk e merr seriozisht fjalën e një “Akademiku” të tillë. E, në këtë kontekst, të njëjtën gjë e bëri edhe Sali Berisha, në Shqipëri.
Kosova e Shqipëria, duhet ta rrënojnë logjikën e devijuar për frone trashëguese, sepse nuk jetojmë në periudhën e mbretërive e as të Ahmet Zogut dhe t’a unifikojmë si një të vetme AKADEMINË E SHKENCAVE, duke mënjanuar parazitët dhe injorantët. Pastaj, pas Akademisë, ta kthejmë kokën bashkarisht nga institucionet e shkollave dhe Kulturës.
Ky, do duhej të ishte si hapi fillestar pë një Shqipëri normale. Opozita mos t’i gëzohet fatkeqësive dhe “kronikës së një shteti të falimentuar”, për t’i sistemuar në pozita budallenjët e tyre dhe për të kapur një grusht vota në zgjedhje. Por, të kritikoj elementet negative që e kanë vdekë këtë shtet dhe e kan lënë dëshirën dhe shpresën e popullit në gjendje kome.