Helikopterë me skuadra të specializuara shpëtimi drejt Durrësit ka nisur edhe Kroacia. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, pas një bisede telefonike që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Pas një bisede që pata me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shpreha ngushëllimet e mia për familjet e viktimave pas tërmetit të fortë që ka goditur Shqipërinë. Gjithashtu është marrë vendim ( nga Qeveria e Republikës së Kroacisë) që të dërgohet një skuadër e specializuar shpëtimi drejt Shqipërisë me helikopter”, ka shkruar Plenkoviq, raporton Gazeta Express.
Përveç Kroacisë edhe shumë shtete të tjera të Ballkanit kanë nisur skuadra të specializuara shpëtimi drejt Shqipërisë. Gjithashtu ndihmë kanë ofruar, Italia, Greqia, Gjermania e Bashkimi Evropian.
Shqipëria është goditur sot nga një seri e fortë tërmetesh që kishte filluar rreth orës 4 të mëngjesit, ndërkohë i fundit në Detin Adriatik është regjistruar para pak minutash në orën 14:05 minuta prej 5.0 shkallësh.
Deri tani sipas informatave zyrtare janë të vdekur 13 persona, dhe të lënduar mbi 700 të cilët kanë kërkuar ndihmë në emergjencë.
U razgovoru s albanskim premijerom @ediramaal izrazio sam sućut obiteljima žrtava te suosjećanje s albanskim narodom u povodu snažnog potresa koji je pogodio Albaniju.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) November 26, 2019