Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-qeverisë Kurti 2 dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke i bërë përgjegjës për degradimin e sistemit energjetik në vend.
Shala ka deklaruar se sektori i energjisë është kapur nga politika, duke filluar nga minierat e deri te prodhimi final. Sipas tij, menaxhmenti ka punuar vetëm për të përmbushur kërkesat e nivelit të lartë politik, duke dëmtuar rëndë sistemin prodhues.
Shala ngriti alarmin edhe për mënyrën e shpenzimit të parasë publike përmes tenderëve pa konkurrencë. Ai vlerëson se situata aktuale është “jashtë kontrollit”.
“I gjithë ky zinxhir menaxherial, që nga linjat e përgatitjes minerare e deri te prodhimi, ka qenë në shërbim të strukturave shtetërore-politike për t’i përmbushur kërkesat që kanë ardhë nga niveli lartë-poshtë fatkeqsisht. Është dëmtuar sistemi prodhues, kemi pasur studim të fizibilitetit në 2019-ën, e nënshkrume kontrata për remotët e termocentralit B, u shty për pesë vjet dhe tash e promovojnë që do të fillojë vitin e ardhshëm me donacionet e BE-së.” – deklaroi ai ndër të tjera.











