Interi mbetet në krye të Serie A me +7 pikë nga Milani dhe favorit për titullin, por forma e Nicolò Barella po shqetëson. Mesfushori është në një moment të vështirë, të simbolizuar edhe nga simulimi kundër Bodø/Glimt në Champions League, ku u përpoq të fitonte penallti në një ndeshje që Interi nuk arriti ta përmbyste.
Edhe statistikat tregojnë rënien e tij. Barella ka shënuar vetëm një gol këtë sezon, në fitoren 4-1 kundër Cremonese në tetor, më pak se 3 golat e sezonit 2024/25. Në derbin ndaj Milanit ai nuk arriti të ndikojë dhe mesfusha zikaltër humbi duelin me atë të drejtuar nga Allegri, ku spikatën Rabiot dhe Modric.
Trajneri Cristian Chivu nuk e ka vënë në dyshim një nga liderët e skuadrës (22 herë titullar në 25 ndeshje të Serie A), por pret reagim që nga sfida me Atalantën. Tifozët kërkojnë më shumë nga një prej kapitenëve, sidomos pas deklaratave të tij pas eliminimit nga Champions-i. Barella duhet të rikthehet në formën më të mirë për të siguruar titullin dhe synuar Kupën e Italisë.
The post Kriza e Barella-s, nga simulimi kundër Bodø/Glimt te dështimi si kapiten në derbi appeared first on Telesport.










