Kritika për presidenten: Osmani u “lajthit” kur besoi te Konjufca

Presidentes ia mbushën mendjen që mund të formojnë qeveri të re, por askujt tjetër për ta votuar atë.

Andaj, sipas partive deri tash opozitare, Vjosa Osmani gaboi që e mandatoi edhe Glauk Konjufcën për t’u bërë kryeministër vendi, pasi siç thonë u konfirmua që qëllimi ishte veç vonesa, raporton Klan Kosova.

Njëjtë mendojnë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, të cilët ishin edhe më kritikë për këtë dyjavëshin shtesë.

Deria sipas Fatmir Limajt të Nismës Socialdemokrate, krejt kjo ishte lojë e paskrupullt që u bë veç për llogari elektorale.

E Nisma, PDK e LDK konfirmuan që prej mandatimit të Konjufcës për pozitën e parë në qeveri nuk u kontaktuan nga VV-ja për t’ua kërkuar votën.

Këta të fundit kur u pyetën pse vepruan kështu, patën një arsyetim.