Filmi “It Ends With Us”, i bazuar në romanin bestseller të Colleen Hoover, ka shkaktuar një debat të gjerë mbi mënyrën si trajton dhunën në marrëdhënie, me ekspertët që e kritikojnë për paraqitjen e thjeshtuar dhe jo realiste të largimit nga një partner abuziv.
Në filmin, personazhi kryesor, Lily, bën një vendim të papritur dhe të menjëhershëm për të lënë partnerin e saj abuziv, Ryle, dhe largohet pa hasur në asnjë kundërshtim, transmeton klankosova.
Mirëpo, sipas ekspertëve të dhunës në familje, kjo nuk është si ndodhin zakonisht gjërat në realitet.
“Një nga gjërat që nuk pasqyron realitetin është mënyra se si Lily mori një vendim të qartë për të lënë Ryle dhe ai e respektoi atë vendim”, thotë psikologu Dr. Schroeder.
“Në realitet, ky proces është shpesh shumë më i vështirë, me ndarje të përsëritura, dyshime dhe përpjekje që nuk kalojnë pa vështirësi. Është e zakonshme që partneri abuziv të mos i respektojë kufijtë dhe të bëjë çdo gjë për ta bërë të vështirë largimin.”
Ekspertët sipas verywellmind, gjithashtu theksojnë se largimi nga një partner dhunues mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm, veçanërisht për gratë që kanë fëmijë të vegjël.
Studimet kanë treguar se gratë me fëmijë të vegjël janë më të rrezikuara nga dhuna fizike para dhe pas një divorci, duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme.
Kritikat ndaj filmit sugjerojnë se një pasqyrë më e vërtetë dhe më e ndjeshme e dinamikës së dhunës në marrëdhënie mund të kishte ndihmuar për të sensibilizuar më shumë publikun për vështirësitë reale që përballen ata që përjetojnë abuzime.