Kritika ka për funksionimin dhe legjitimitetin e Speciales, derisa shprehet i bindur se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë i pafajshëm. “Nëse është një gjykatë serioze, ju do të shpalleni të pafajshëm, të gjithë ju, për mungesë të provave sepse në një gjykatë normale dënohen njerëzit vetëm nëse nuk ka dyshimin më të vogël”, tregon ai derisa kujton bisedën që kishte pasur me ish-presidentin lidhur me Gjykatën Speciale. “Jo, nuk e prisja që të merrte kaq shumë kohë. Sidomos kjo periudhë para-gjyqësore ka qenë jashtëzakonisht e gjatë. Dhe gjithashtu, unë e kam ndjekur, ka marrë shumë kohë para se të fillonin. Nuk kam qenë kurrë pro kësaj gjykate… Kam frikë që shumë nga këta prokurorë dhe gjyqtarë, ata e pëlqejnë sepse paguhen shumë, kështu që sa më shumë të zgjat, aq më shumë ata marrin. Pra, mendoj se ishte një gjë e tmerrshme, dhe mendoj se është një gjë e tmerrshme që të mbahen njerëzit në paraburgim kaq gjatë, dhe sidomos ata që erdhën vullnetarisht”, thotë ai. “Isha kundër gjykatës, gjithmonë kam qenë i bindur që nuk ishte e vërtetë, sepse serbët kishin bërë akuzime të tilla gjithashtu ndaj boshnjakëve, të cilat gjithashtu ishin plotësisht pa baza. Kjo është taktika e tyre, taktika e tyre për të bërë akuzime të mëdha dhe pastaj rezulton se ato nuk kishin asnjë bazë… Unë isha ambasador, dhe paguhesha nga qeveria holandeze, kështu që duhej të bëja atë që ata më thanë të bëja. Sigurisht, duhej ta bëja edhe nëse në privat mund të thosha që nuk pajtohem, prapë, duhej të thosha se duhet bërë. Problemi ishte Raporti Marty. Raporti Marty e nisi gjithçka. Raporti Marty, që mendoj se ishte një raport jashtëzakonisht i keq, që gjithashtu ia raportova Holandës që ishte një raport shumë i keq pasi e lexova, dhe ata u nervozuan shumë me mua që nuk duhet ta bëja, kush mendoj se jam unë që të kritikoj një person kaq të rëndësishëm. Sidoqoftë, ata nuk e pëlqyen që unë e thashë”, thotë Bosch. “E mbaj mend, kam folur me Thaçin, ndoshta një vit përpara, dhe atëherë ai më pyeti, ‘çfarë mendoni për këtë gjykatë?’ dhe i thashë, dëgjo, nëse nuk është një gjykatë ‘kangur’ (jozyrtare), nëse është një gjykatë serioze, ju do të shpalleni të pafajshëm, të gjithë ju, për mungesë të provave sepse në një gjykatë normale dënohen njerëzit vetëm nëse nuk ka dyshimin më të vogël. Dyshimin më të vogël. Pastaj ata thonë se ju jeni shpallur të pafajshëm për mungesë provash. Pra, kjo nuk është e vërtetë, por nuk mund të gjykoni pa ndonjë dyshim sepse nëse i keni dëshmitarët nga Serbia, i thashë atij, nuk mund t’i besoni atyre, sepse ata kanë interes që të ju bëjnë të dukeni keq. Pra, nuk mund t’i besoni atyre. Kjo është arsyeja pse, normalisht, duhet të liroheni”, thotë tutje ai. “Ajo tani po përfundon. Shpresojmë që do të ndalojë vërtet, por duhet të shohim, sepse problemi është që gjykata ka thënë se UÇK-ja ishte një organizatë kriminale dhe që Thaçi dhe të tjerët ishin në krye të saj… Mendoj se, nëse do të kishte ndonjë provë që ai ka bërë personalisht diçka, ose ndonjë prej të tjerëve ka bërë personalisht diçka, mendoj se është në rregull t’i ndjekin ata. Por nuk mund t’i bësh ata përgjegjës për gjithçka në UÇK, sepse, së pari, UÇK-ja nuk ishte një organizatë hierarkike, ishin grupe të lira, Haradinaj gjithashtu ishte UÇK, por nuk kishte asnjë lidhje me Thaçin, kështu që ato ishin grupe të ndryshme. Pra, nëse ai dënohet, bazuar në faktin që ai supozohej të ishte kreu i një organizate kriminale, që përsëri, nuk është e vërtetë, atëherë mendoj se do të ishte e turpshme. Do të ishte një turp dhe një skandal për gjykatën, sepse nuk është e vërtetë”, thotë ish-ambasadori Robert Bosch.

Modelet e mëdha gjuhësore (në sajë të cilave ju bisedoni me Gemini ose ChatGPT) kanë filluar të tregojnë disa tipare më pak të dëshirueshme, domethënë “të menduarit shumë” përpara se të përgjigjen.

Modelet e avancuara, si OpenAI o1 ose DeepSeek R1, janë trajnuar për të vënë në dyshim logjikën e tyre dhe për të kontrolluar përgjigjet e tyre.

Megjithatë, nëse ky proces zgjat shumë, cilësia e përgjigjeve të gjeneruara fillon të bie, transmeton Telegrafi.

“Sa më gjatë që ai mendon, aq më shumë ka gjasa që ai të bëjë një gabim sepse ngec”, tha për Business Insider, Jared Quincy Davis, themeluesi dhe CEO i Foundry.

Ai e krahasoi atë me një student që shpenzon tre orë në një provim duke punuar vetëm për pyetjen e parë, duke u ngecur në një rreth vicioz të “mendimit të tepërt”.

Davis, së bashku me studiues nga Nvidia, Google, IBM, MIT, Stanford, DataBricks dhe të tjerë, prezantuan një kornizë me burim të hapur të quajtur Ember, i cili besohet se paralajmëron fazën tjetër të zhvillimit të modeleve të mëdha gjuhësore.

Ka nga ata që mendojnë ndryshe – kohët e fundit ekspertët, përfshirë Jensen Hwang, theksuan se modelet që kërkojnë më shumë kohë për një përgjigje më të qëllimshme do të përfaqësojnë të ardhmen e përmirësimit të performancës.

Megjithatë, ekipi i Ember organizon të gjithë strukturën rreth një koncepti me të cilin Davis dhe studiues të tjerë të AI kanë eksperimentuar me muaj – vetë Davis, nëntë muaj më parë, përshkroi metodën e tij për të “ftuar” ChatGPT 4 për t’iu përgjigjur të njëjtës pyetje shumë herë dhe për të zgjedhur përgjigjen më të mirë.

Tani, studiuesit Ember po avancojnë këtë metodë, duke imagjinuar sisteme komplekse në të cilat çdo pyetje ose detyrë do të kërkonte një rrjet modelesh të ndryshme, me kohë të ndryshme “të menduarit” të optimizuara për secilin model dhe çdo pyetje.

Ndërsa njerëzit që mendojnë tepër këshillohen t’i zbërthejnë problemet në pjesë më të vogla, Ember niset nga një teori e ngjashme, por këtu përfundon ngjashmëria.

Aktualisht, përdoruesit zgjedhin një model (p.sh. ChatGPT 4) nëpërmjet një menyje rënëse. Davis beson se kjo nuk do të zgjasë shumë ndërsa kompanitë e AI përpiqen për rezultate më të mira duke përdorur strategji më komplekse për të drejtuar pyetjet përmes modeleve të ndryshme me numra dhe kohëzgjatje të ndryshme.

Davis shpjegon se në vend të një milion telefonatash, mund të jenë triliona ose kadriliona telefonata dhe se do të jetë e nevojshme të renditen këto thirrje dhe të zgjidhen modelet dhe pyetjet e duhura për secilën prej tyre (p.sh. GPT 4, GPT 3, Anthropic, Gemini, DeepSeek).

Kjo përfaqëson të menduarit në më shumë dimensione sesa “pyetjet dhe përgjigjet” e thjeshta që ne njohim, dhe do të jetë veçanërisht e rëndësishme në epokën e agjentëve të AI që kryejnë detyra pa ndërhyrje njerëzore.

Davis i krahasoi këto sisteme komplekse të AI me inxhinierinë kimike, duke theksuar se është një shkencë e re.