Kritika dhe ofendime ndaj Bastonit: Shumë flasin dhe nuk dinë asgjë për futbollin

Alessandro Bastoni është vënë së fundi në qendër të kritikave, por problemi nuk është vetë kritika. Pas një gabimi si ai kundër Bosnjës, është e drejtë të gjykohet për performancën sportive, por gjithçka duhet të mbetet në këtë kuadër dhe të mos kalojë në sulme personale. Ofendimet dhe kërcënimet janë gjithmonë të papranueshme. Në këtë kontekst është rikthyer në vëmendje një intervistë e dhënë një vit më parë në podcastin “Supernova” me Alessandro Cattelan.

Mbrojtësi i Interit dhe Italisë deklaronte: “Nuk mund të më ofendosh familjen apo të më urosh vdekjen sepse kam gabuar një pasim apo një gol. Rrjetet sociale kanë sjellë një situatë krejtësisht të sëmurë. Kush ka karakter të fortë ecën përpara, të tjerët mund të ndikohen edhe në performancë. Është kundërproduktive që një tifoz i Interit të ofendojë lojtarin e vet, nuk i bën mirë as lojtarit, as skuadrës dhe as klubit”.

Kur u pyet nëse këto gjëra e prekin, ai u përgjigj: “Mund të them që nuk më interesojnë, edhe pse i lexoj. Më bezdis ajo që më shkruajnë, por nuk është se luaj ndryshe të dielën. Disa futbollistë luajnë me ‘frena dore’ sepse dikush iu ka shkruar se janë të dobët. Nuk mund të thuash: Duhet të vdesësh ti dhe vajza jote. Problemi është se kur i takon nga afër, pas 5 minutash të thonë që je i madh dhe të kërkojnë foto. Fjalët duhet t’i peshosh, sidomos kur vijnë nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë në një dhomë zhveshjeje, nuk kanë luajtur apo stërvitur kurrë dhe nuk dinë asgjë për futbollin… Të tillë janë jo pak”.

 

 

The post Kritika dhe ofendime ndaj Bastonit: Shumë flasin dhe nuk dinë asgjë për futbollin appeared first on Telesport.