Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar çkapje të shtetit, por e kanë kapur atë.
Ka shtuar se sot kriteri kryesor për të gjetur punë është bërë libreza partiake e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Vendosja e njerëzve nëpër institucionet, njerëzit kanë drejtë me votu cilëndo parti politike sipas bindjes tyre, nuk do thotë ndërrojnë partitë politike në qeveri e ti duhet me i ndrru shërbyesit civilë. Kanë fol për çkapje të shtetit, këta e kanë tregu të kundërtën kapjen. E kanë sjellë punën që libreza me qenë kriteri kryesor për me gjetë një vend pune”, ka thënë ai.













