Kristjan Asllani, “qershia mbi tortë” për të kompletuar mesfushën e “granatave”

Torino është shtuar në listën e klubeve të interesuara për Kristjan Asllanin. Sipas asaj që raporton redaksia e TMW, klubi “granata” ka fokusuar mesfushorin e Interit dhe po e konsideron seriozisht, edhe për shkak të mundësisë që skuadra të kalojë në formacionin 4-3-3.

Shqiptari është në dalje nga Interi, pas tri sezonesh jo titullar. Ai ndjen nevojën për të ndryshuar ambient dhe gjetur vazhdimësi aktivizimi. Torino konsiderohet destinacion i preferuar, sidomos nëse trajneri Marco Baroni e vendos shqiptarin në qendër të mesfushës së tij.

Nuk është sekret që Asllani është në shënjestrën edhe të klubeve të tjera, me Fiorentinën që mund të rikthehet në garë nëse largohet Rolando Mandragora, dhe Bologna që po kërkon informacione si tek Interi, ashtu edhe tek agjenti i lojtarit.

Momentalisht, Torino po mendon më shumë për këtë mundësi, edhe pse kontaktet e para me Interin nuk janë vendosur ende. Kujtojmë se te Torino u transferua kësaj vere edhe futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

The post Kristjan Asllani, “qershia mbi tortë” për të kompletuar mesfushën e “granatave” appeared first on Telesport.