Debutim horror për Kristjan Asllanin te Besiktas. Mesfushori shqiptar i zyrtarizuar vetën ditën e djeshme te klubi turk, gjendej në stol sot për sfidën ndaj Konyaspor.
Në minutën e 76-të, Asllani futet në fushë në vend të Cengiz Under, por mesfushori shqiptar qëndron vetëm 6 minuta, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit në minutën e 82-të.
Kur luhen minutat e fundit të takimit, Besiktas po fiton 2-1, por ky debutim i Asllanit do të mbahet mend gjatë për keq, për fatin e tij të keq.
The post Kristjan Asllani debuton te Besiktas dhe del me karton të kuq pas 6 minutash (video) appeared first on Telesport.










